Ballsh, merr fund izolimi i 250 fëmijëve të kopshtit


Ballsh, merr fund izolimi i 250 fëmijëve të kopshtit

14:33 31/03/2019

Një kopsht me 250 fëmijë në qytetin e Ballshit prej vitesh qëndronte i izoluar nga ndërtimet e paligjshme që ia kishin bllokuar gjithë territorin dhe lulishtet.

Fëmijët ishin të privuar nga lojërat në oborrin e kopshtit, nga ajri i pastër dhe natyra. Të izoluar mes 4 mureve të kopshtit, fëmijët e vegjël ishin të detyruar të thithnin lagështirën e mureve .

I pranishëm gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve të paligjshme, ka qenë edhe kryetari Bashkisë Mallkastrës Agron Kapllanaj. Për t’i dhënë hapësiren e bollshme këtij kopshti, Kapllanaj thotë se Bashkia do të spostojë edhe një pjesë të rrugës.

Banorët e Ballshit ndihen të kënaqur profilin urban qytetit mallakastriot. Ndërkohë në Mallakastër janë kryer një sërë investimesh të rëndësishme publike, janë rehabilituar rrugë në lagjet e qytetit dhe po punohet aktualisht në lagjen 5 Shkurti.

/abcnews.al






Të ngjashme