Balluku tregon sa shqiptarë të tjerë do të riatdhesohen


Balluku tregon sa shqiptarë të tjerë do të riatdhesohen

22:15 22/04/2020

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka deklaruar se deri më tani Shqipëria ka riatdhesuar 1132 shqiptarë që kishin mbetur në vend të ndryshme të Europës.

Sipas ministres së Infrastrukturës, riatdhesimet do të vijojnë edhe ditët e tjera. Balluku konfirmoi se deri më datë 26 Prill do të riatdhesohen edhe 660 qytetarë të tjerë.

814 janë kthyer me 7 fluturimet. Edhe nga Shqipëria kemi transportuar, riatdhesuar si shqiptarë dhe të huaj në destinacione të tjera, në total 1132. Ne dimë aq numra sa kemi të deklaruar. Deri më datë 26 ne do kemi dhe 660 të tjerë qytetarë të tjerë që të kthehen duke e çuar numrin në rreth 1500 qytetarë”, u shpreh ministrja Balluku. /tvklan.al






Të ngjashme