Balotazhi në bashkinë e Tepelenës, kandidati i PD tërhiqet nga gara – (15 Tetor 2000)


Balotazhi në bashkinë e Tepelenës, kandidati i PD tërhiqet nga gara – (15 Tetor 2000)

22:29 15/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në orën 7 të mëngjesit, në qytetin e Tepelenës, nisi normalisht procesi i votimit. Në këtë bashki, në balotazh është kandidati i PD dhe ai i PS. Numri i votuesve të regjistruar është 6754. Korrespondenti ynë Njazi Sako njofton, se organizimi nga ana e policisë ishte në nivel të lartë. Ndërkohë zgjedhësit janë ndodhur përpara një situate jo fort të këndshme, kur kandidati demokrat Estref Shehu, ka deklaruar se respekton vendimin e këshillit kombëtar të partisë së tij dhe tërhiqet nga balotazhi.

Estref Shehu:- “Unë me kandidimin tim, si kandidatë për kryetar bashkie nga PD, zbatova vendimin e këshillit kombëtar të PD, që bojkotojmë zgjedhjet në këtë fazë. Unë kam bërë deklaratën pranë KQZ, që e mbështesë vendimin e këshillit kombëtar të PD”.

Komisioni i Qendrës Zgjedhore Vendore, nga ana tjetër bënë të ditur, se nuk ka njoftim zyrtar, ndaj kandidatura e Shehut, figuron në fletë votimi. Sidoqoftë, votimi ka ecur normalisht pa ngjarje për t’u shënuar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme