Balotelli “Did it again”
Bast me shokun për t’u hedhur në det me motor
Dy mijë Euro për tu hedhur në det me motor. Kjo është shuma e parave me të cilën Balotelli nxiti dikë që hidhej në detin e Napolit. Në praninë e disa të tjerëve Balotelli nxjerr nga xhepi paratë për një çmenduri të momentit të cilën të gjithë të pranishmit e konsiderojnë si argëtim. Catello Bonocore, kështu quhet personi që morri paratë e Balotellit i numëron më parë, teksa ish-futbollisti i Marsejës ndez një cigare.
Më pas, i zhveshur vetëm me të mbathura ai i jep gaz motorrit dhe menjëherë në det, pa e menduar fare.
Me gjasë mjeti i tij ishte i destinuar për tu çuar në pikat e demontimit.
Videoja e bërë virale mori shumë komente negative duke patur parasysh temperamentin e futbollistit, por ky i fundit në një postim në Instagram sqaron se personi që u hodh në det është mik i tij i hershëm dhe u kërkon të gjithëve që të mos e kthejnë këtë shaka miqësore në një moment qortimi ndaj tij.
Mediat lokale të Napolit thonë se motori është nxjerrë nga uji nga shpenzimet e autorëve të kësaj që mund të quhet pa frikë shaka e tepruar.’
Tv Klan