Balotelli përfshihet në sherr, një 33-vjeçar humbet tre gishta


Balotelli përfshihet në sherr, një 33-vjeçar humbet tre gishta

14:09 13/06/2016

Mario Balotelli nuk i qëndron dot larg telasheve. Sulmuesi italian është përfshirë në një sherr në orët e para të së shtunës, pranë një lokali në Breshia ku një 33-vjeçar humbi tre gishta të njërës dorë.

Ky i fundit po përpiqej të largohej nga përleshja, sipas asaj që shkruan e përditshmja “Bresciaoggi”. Gjithçka sipas asaj që shkruhet në gazetë lindi pas disa komenteve në drejtim të futbollistit, i cili nuk u përfshi në Antonio Conte në grupin e lojtarëve të Italisë pjesëmarrëse në Euro 2016.

Mario Balotelli ishte në shoqërinë e të vëllait. Ky i fundit i kontaktuar nga ANSA është përgjigjur me fjalët: “nuk kam asgjë për të thënë”. Balotelli i cili u aktivizua gjatë sezonit të fundit te Milan do të kthehet te Liverpool pas periudhës së huazimit. /TV KLAN






Të ngjashme