Balotelli sërish jashtë kombëtares


Balotelli sërish jashtë kombëtares

13:37 08/11/2016

Mario Balotelli vijon të mbetet jashtë kombëtares italiane të futbollit. Giampiero Ventura ka grumbulluar ekipin për ndeshjen e së shtunës me Lichtenstein dhe miqësoren me Gjermaninë, por Super Mario nuk bën pjesë gjëkundi.

Mesatarja e tij prej një goli çdo 105 minuta është më e mira e të gjithë sulmuesve të tjerë të Italisë. Por trajneri ende nuk e sheh të arsyeshme që ai të jetë pjesë e skuadrës.

Është e pamundur që një person të ndryshojë për 2 muaj

”, tha ai.

Me këto fjalë, tekniku ka shpjeguar arsyen pse Mario është lënë jashtë. Kjo për faktin se ai tërheq shumë vëmendjen me veprimet e tij dhe këtu nuk e ka fjalën për ato sportive.

Nga sulmuesit e tjerë të Italisë, Belotti ka shënuar çdo 114 minuta dhe Immobile çdo 116. Më pas radhiten Pavoletti e Lapadula me nga një gol në rrjetë në çdo 153 minuta. I fundit është Eder i cili në 15 ndeshje ka realizuar vetëm një gol. Zaza nuk përfshihet fare në këtë listë pasi nuk ka shënuar asnjë gol./ TV KLAN






Të ngjashme