Banda “Hakmarrja për Drejtësi” mbetet pa gjyqtar (24 Janar 1999)


Banda “Hakmarrja për Drejtësi” mbetet pa gjyqtar (24 Janar 1999)

12:33 24/01/1999

Hakmarrja për Drejtësi mbetet pa gjyqtar. Në Gjykatën e Faktit në Tiranë, ditët e fundit, rinisi procesi gjyqësor ndaj bandës së quajtur “Hakmarrje për Drejtësi”, proces i cili u ndërpre pas fillimit të bujshëm dy vjet më parë. Anëtaret e kësaj bande si Orik dhe Leart Shyti dhe mjaft të tjerë akuzohen si autorë të vënies së bombës tek Supermaketi i VEFA-s, vrasjen e ish drejtorit të burgjeve Kaloshi dhe të disa shtetasve të tjerë.

Gjithashtu dhe vjedhje dhe grabitje me dhunë. Por që në seancën e parë, avokatët mbrojtës kërkuan që gjyqtari Petrit Kaja të jepte dorëheqjen pasi ai ka marrë pjesë në grupin e gjykatësve të cilët provokuan masën e arrestit e më pas liruan nga akuzat Klement Kolanecin i cili dyshohet si truri i kësaj bande. Por gjyqtari Kaja nuk pranoi të jepte dorëheqjen duke i detyruar avokatët mbrojtës të dorëzonin propozimin e tyre në Gjykatën e Apelit.

Pasi kanë studiuar kërkesën e avokatëve si dhe hetimet e gjyqtarit të Faktit, Gjykatesit e Apelit vendosën shkarkimin nga çeshtja të gjyqtarit Kaja. Pas kësj mësohet se Kaja ka dorëzuar dosjen në ngarkim të hakmarrjes. Pritet që në Gjykatën e Faktit të organizohet shorti për të vendosur se kush do të jetë gjyqtari i ri që do të gjykojë këtë çeshtje./tvklan.al

c






Të ngjashme