Banka Botërore investime në Shqipëri – (17 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Situata pas krizës në Kosovë do të sjell nesër në Shqipëri presidentin e Bankës Botërore Xhejms Wifelson. Presidenti i Bankës Botërore do të vëzhgojë ecurinë e reformave në Shqipëri. Ai do të diskutoj rreth bashkëpunimit të shumanshëm të institucionit që ai drejton me qeverinë shqiptare si dhe mundësinë e bashkëpunimit në vazhdim.
Xhejms Wifelson gjatë vizitës së tij në Shqipëri do të vëzhgoj progresin dhe sfidat në reformën institucionale si dhe forcimin e aftësive qeverisëse. Presidenti i Bankës Botërore do të takohet nesër me personalitetet më të larta të shtetit por edhe me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, të shoqërisë civile dhe biznesmenëve.
Banka Botërore është një nga organizmat kryesore të financimit të projekteve për realizimin e paktit të stabilitetit në Ballkan. Shqipqria si vendi që mbajti peshën kryesore gjatë luftës në Kosovë, pritet të jetë një nga vendër më prioritare të këtij programi./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bega