Banka Boterore kreditë – (11 Shtator 1999)


Banka Boterore kreditë – (11 Shtator 1999)

13:07 11/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Programi i rregullimeve strukturore mbështetur nga marrëveshja e kredisë së Bankës Botërore, ka hedhur në Shqipëri trashjen e parë prej 20 milion dollarësh, ku për këtë program është miratuar një shumë totale prej 45 milion dollarësh. Këto masa strukturore kanë të bëjnë me forcimin e reformës institucionale, të qeverisjes si dhe krijimin e një shteti të përgjithshëm dhe transparent.

Objektivat janë, reduktimi i kërkesës ndaj institucioneve shtetërore dhe forcimi i kapaciteteve institucionale dhe ngritja e institucioneve më të përgjegjshme dhe transparente. Si objektiv i dytë janë tre grupe institucionesh shtetërore. Një me funksion thelbësor, tjetri me funksione kyçe të sigurimit të shërbimit publik dhe i fundit institucion publik që mbështet zhvillimin e sektorit privat. Plotësimi i të gjitha këtyre kushteve do të ofroj edhe trashjen e dytë të kredisë duke pasur si afat përfundimtar muajin Dhjetor./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme