Banka Botërore, largohet Karlos Elbirt – (24 Shtator 1999)


Banka Botërore, largohet Karlos Elbirt – (24 Shtator 1999)

23:09 24/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Karlos Elbirt numri një i Bankës Botërore ka paraqitur sot konkluzionet e fundit e këtij organizmi para largimit nga Shqipëria në përfundim të misionit të tij katër vjeçar. Në këto vite tha Elbirt ekonomia shqiptare ka kaluar trauma të rënda duke veçuar tragjedinë antifajde, ku Shqipëria pësoi -7% ulje në shifrat e zhvillimit ekonomik.

Sot qeveria shqiptare ka arritur të rikthej parametrat e vitit ’96 në një rritje ekonomike deri në 9% dhe në uljën e inflacionit tha Elbirt. Rezultati i reformave të nisur në gjyqësor me testimin e gjyqtarëve, testimi i administratës dhe vendosja e rendit publik do të sjellë rezultatet e pritshme theksoi numri një i Bankës Botërore Karlos Elbirt.

Elbirt do të zëvendësohet nga e dërguara e Bankës Botërore Hartman deri në fillim të vitit 2000 kur do të zgjidhet në testim në Washington drejtuesi i ri i Bankës Botërore në Tiranë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme