Banka Botërore projekte për bujqësinë në Elbasan – (8 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Duke pasur parasysh thatësirën dhe nevojat që ka bujqësia për ujitje, Banka Botërore ka nisur disa projekte. Një ndër to ka filluar në rrethin e Elbasanit, ku ka nisur të zbatohet faza e dytë e projektit të rehabilitimit të veprave ujore në bujqësi. Ky projekt do të përqendrohet në rikonstruksionin total të kanalit vaditës Naum Panxhi.
Pas përfundimit të projektit, do të futet nën ujë një sipërfaqe rreth tre mijë hektarë. Përfitime do të kenë katër komuna dhe bashkia Cërrik. Ndërkohë drejtuesit e projektit kanë kërkuar derdhjen e kontributit prej 2% të vlerës nga fermerët që do të përfitojnë nga ky investim./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego