Banka Botërore: Shqipëria vlen 153 miliardë Dollarë
Shqipëria vlen 153,6 miliardë Dollarë. Kështu thotë Banka Botërore në një vlerësim të fundit të saj duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar, bazuar në të dhënat që i përkasin vitit 2014.
Vlerën më të madhe e ka kapitali njerëzor, me rreth 66 miliardë Lekë, duke zënë kështu 42 % të totalit të pasurisë së Shqipërisë.
Më pas vjen prodhimi kombëtar i vendit me rreth 54 miliardë lekë që zë 34%. Ndërsa pasuritë natyrore të vendit tonë ku janë përfshirë pyjet, tokat bujqësore dhe zonat e mbrojtura janë vlerësuar nga Banka Botërore me 38 miliardë Dollarë, duke zënë 24 % të totalit të vlerës së Shqipërisë.
Banka Botërore vlerëson se pasuria e kombeve u rrit ndjeshëm midis 1995 dhe 2014 dhe vendet me të ardhura të mesme po arrijnë në vendet me të ardhura të larta.
Vendet e para në listë i zënë vendet anëtarë të OECD, ndërsa të fundit renditen vendet e Afrikës Nën Sahariane.
Klan Plus