Banka Botërore vlerëson procesin e privatizimit në Shqipëri – (2 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Banka Botërore jep OK për operatorin e dytë celular në Shqipëri. Sipas drejtorit të Bankës Botërore për Europën Juglindore, Kristian Portman, ka ardhur koha që qeveria të hap tenderin për shërbimin e dytë celular, pas privatizimit të suksesshëm të AMC-së.
Banka Botërore ka vlerësuar pozitivisht procesin e privatizimit, në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Deri tani ka përfunduar privatizimi i disa ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, ndërsa për Fabrikën e Qumshtit Ajka, Fabrikën e Birrës, Profarmën, kantinën e pijeve në Durrës, dhe Fabrikën e Çimentos në Fushë-Krujë, brenda këtij muaji pritet të përfundojë procesi i tenderimit.
Burime nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, konfirmojnë se Albtelekomi dhe një pjesë e industrisë së naftës do të privatizohen brenda vitit 2001 në fund të të cilit pritet të përfundojë plotësisht ky proces në Shqipëri./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego