Banka e Kursimeve – (19 Prill 1999)


Banka e Kursimeve – (19 Prill 1999)

15:58 19/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qershori i vitit ‘98 hap rrugën dhe numrin e llogarisë për të depozituar para ndihma për të ardhurit nga Kosova të këtij viti. Nga 30 Marsi në vazhdim çdo ditë ka pasur derdhje të reja, me ndryshime të vogla, gjithsecili sipas mundësive që ka. Sportelet e Bankës së Kursimeve pas çdo dite derdhjesh bëjnë edhe depozitimin e tyre ne degën e thesarit.

Depozituesit e sotëm që ndihmojnë me vlerën e tyre janë firma Aka me 100 mijë lekë të reja, dy persona me nga 10 mijë lekë të reja dhe firma e fundit e cila depoziton 5 milion lekë të reja është AMC-ja. Ardiana Sinanaj drejtoreshë e Bankës së Kursimeve tregon.

Ardiana Sinanaj, Banka e Kursimeve:- “Me shifra konkrete mund të them që në llogarinë e lekut janë derdhur rreth 7 milion e 600 mijë lekë, lireta italiane rreth 1 milion e 100 mijë, dollarë amerikan rreth 200 mijë, franga belge 7 mijë, marka gjermane 2200 dhe franga zviceriane rreth 3 mijë franga. Në sportelet e Bankës së Kursimeve duhet thënë që janë drejtuar njerëz të shtresave nga më të ndryshme. Duhet thënë që në Qershor të vitit 1998 kemi një sasi të madhe derdhjesh, pastaj kemi një rënie në këtë llogari dhe një sensibilizim të opinionit duke filluar nga fundi i Marsit dhe gjatë Prillit 1999. Ditët e para numri i klientëve që kanë derdhur në këtë llogari ka qenë i madh, rreth 40 klientë në ditë”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti







Të ngjashme