Banka e Kursimeve, kredimarrësit në Elbasan – (17 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
70 kredimarrës përfundojnë në Gjykatën e Faktit në Elbasan pas një denoncimi që ka bërë Banka e Kursimeve aty për mos shlyerje të kredisë. Personave të akuzuar u janë konfiskuar pronat, dyqane, shtëpi të cilat ata i kanë vendosur në bankë si garanci për marrjen e kredisë.
Probleme të cilat kanë çaluar deri tani për Bankën e Kursimeve nga personat jo korrekt janë shtuar së fundmi edhe nga gjykata. Fakti është se Banka i paguan gjykatës 7% të vlerës së kredisë, për ato kredi që ka filluar procesi. Banka e Kursimeve krediton humbje të vazhdueshme. Por ky problem thellohet nëse procesin gjyqësor e humbet banka.
Drejtori i Bankës së Kursimeve Benon Agolli pohon se ne jemi gati ta paguajm këtë shumë për çdo proces të fituar, përndryshe duhet që në një të ardhme të pranojmë falimentin./tvklan.al