Banka e Kursimeve transferon pensionet në Alba Post – (16 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Një pensionit sot, pagesën për vitet e punës e merr pranë Bankës së Kursimeve, por meqë Banka e Kursimeve së shpejti do të privatizohet, kërkohet lirimi i saj nga disa shërbime. Ky shërbim, tashmë qytetarëve do t’u ofrohet pranë filialeve të postave. Mes Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Bankës së Kursimeve dhe Alba Postës është lidhur një aktmarrëveshje, për transferimin e pagesës së pensioneve.
Banka e Kursimeve nuk mund të mbajë një zyrë bankare që kryen vetëm një shërbim, ka një kosto të lartë dhe nuk është shumë efektive. 70 zyra të këtij shërbimi, do t’i kalojnë Alba Postës. Kështu pensionistët shumë shpejt do t’i drejtohen sporteleve të postave dhe jo më Bankës së Kursimeve, për të marrë pagën mujore./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti