Banka e Shqipërisë hedh në treg monedhën e re 100 lekëshe (2 Shtator 2000)
Këto janë monedhat e reja me prerje 100 lekë që kanë dalë në qarkullim këto ditë. Do të jenë në treg përkrah prerjes kartmonedhë 100 lekë. Sipas specialistëve të Bankës së Shqipërisë, hedhja në treg e këtyre monedhave konsiston në forcimin e lekut tonë.
Me masa tepër të forta sigurie, monedha ka të gdhendur në njërin krah mbretëreshën ilire Teutën, ndërsa ana tjetër leximin 100 lekë. Me këtë dalje të re numërohen 7 lloje monedhash në lekë me elementë kimikë të kushtueshëm. Për herë të parë në monedhat shqiptare ndodhen dy ngjyrat, e argjendë dhe e artë./tvklan.al