Banka e Shqipërisë ndan çmimet për punimin më të mirë shkencor
Banka e Shqipërisë organizoi aktivitetin përmbyllës të këtij viti gjatë një takimi me analistë, publicistë dhe gazetarë të medias së shkruar dhe televizive.
Në këtë ceremoni Banka Qëndrore ndau edhe çmimet për tre punimet shkencore më të mira të vitit të punuara nga studentët në Shqipëri.
Çmimi i parë u fitua nga Migena Musli, për temën “Investimet e huaja në Shqipëri. Rasti i burimeve natyrore si një mundësi investimi”.
Guvernatori Gent Sejko tha gjatë fjalës së tij se kjo temë sjell një këndvështrim optimist të burimeve natyrore dhe potencialeve që ka Shqipëria duke përçuar sinjale shprese.
Ai e vlerësoi vitin që po mbyllet si një vit me plot sfida port ë shëndetshëm nga ekonomike dhe financiare.
Tv Klan