Banka e Shqipërisë projektligj për mbrojtjen e depozitave – (3 Prill 2001)


Banka e Shqipërisë projektligj për mbrojtjen e depozitave – (3 Prill 2001)

21:40 03/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në rast se një bankë do të falimentojë, depozituesit të cilët kanë në llogarinë e tyre bankare, një shumë prej 5 mijë dollarësh apo 700 mijë lekësh të reja, do t’i kenë plotësisht të siguruara paratë e tyre. Kompensimi i depozituesve do të bëhet me para në dorë ose nëpërmjet transferimit të depozitave në banka me pozita të shëndosha. Kjo është hera e parë që formulohet një projektligj i tillë, i cili u hartua nga Banka e Shqipërisë, FMN dhe Ministria e Financave.

Qëllimi i miratimit të këtij projektligji është mbrojtja e depozituesve të vegjël, pra e masës së gjerë të popullatës, e cila pas shembjes së sistemit piramidal, krijoi një pasiguri në sistemin e shërbimit të bankave. Për këtë arsye është parashikuar krijimi i Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave, ku depozituesit do të tërheqin paratë e tyre në raste falimentimi të bankave. Ndërkohë ky projektligj pritet të miratohet nga qeveria dhe parlamenti./tvklan.al






Të ngjashme