Banka e Shqipërisë, rriten depozitat në valutë – (30 Janar 2001)


Banka e Shqipërisë, rriten depozitat në valutë – (30 Janar 2001)

12:06 30/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Viti i kaluar shënoi rritje të depozitave të qytetarëve. Peshën kryesore në këtë rritje e dhanë depozitat në valutë, niveli i të cilave, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, u rrit tre herë më shumë sesa depozitat në lekë. Këtë gjë e pohojnë edhe drejtues të bankave private. Raporti i depozitave të valutave në krahasim me ato në lekë gjatë vitit të kaluar ishte në kuotat 60% me 40% në favor të depozitave në valutë.

Preferenca e publikut për të depozituar kursimet e tyre në valutë është kushtëzuar nga tendenca në rënie e nivelit të interesit të ofruar për depozitat me afat në lekë, si dhe nga tendenca në rritje e përqindjeve të ofruara për depozitat në dollarë apo në monedhat e tjera europiane./tvklan.al






Të ngjashme