Banka e Shqipërisë, rritet inflacioni në vend – (19 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në vitin që shkoi në vendin tonë u regjistrua një normë vjetore e inflacionit, 4.2%. Kjo gjë ishte si rrjedhim i krizës energjetike që përfshiu vendin tonë në tre muajt e fundit, si dhe të spekulimeve me çmimit në muajin Dhjetor. Gjithashtu faktor i rëndësishëm ishte edhe efekti i ngritjes së çmimit të karburantit në tregjet botërore. Ndërkohë në muajt e verës që kaloi, u shfaq dhe fenomeni i deflacionit , pra rritjes së prodhimit vendas dhe uljes së çmimeve.
Në gjashtë muajt e ardhshëm, të vitit 2001, pritet që si rrjedhojë e mungesës së energjisë elektrike në vend, si dhe rritjes së çmimit të naftës në botë, mund të pritet rritja e çmimit të transportit, të mallrave të importuar, pakësim të prodhimit, etj. Kështu Banka e Shqipërisë, për këtë gjashtë mujor të parë të vitit 2001 ka llogaritur një kosto shtesë, për ekonominë e vendit 0.3% të prodhimit të brendshëm bruto./tvklan.al