Banka që grumbullon taksa nga klientët e vdekur


Banka që grumbullon taksa nga klientët e vdekur

14:17 19/04/2018

Banka kreditore më e madhe e Australisë, ka grumbulluar tarifa nga konsumatorët edhe pse e dinte që ata kishin vdekur.

Banka Commonwealth e Australisë tha në një seancë publike se disa nga planifikuesit financiarë kishin shërbime të faturuara për klientët e vdekur.

Në një rast një këshilltar ka mbledhur talksa nga një ish-klient, i cili kishte ndërruar jetë, për më shumë se një dekadë.

Australia po mban një komision mbretëror, forma më e lartë e hetimit publik, në institucionet financiare të vendit.

Kryeministri Malcolm Turnbull urdhëroi hetimin vitin e kaluar pas një serie skandalesh që kishin të bënin me shkelje financiare./tvklan.al 






Të ngjashme