Banorët e Bularatit: Kostandini ishte njeri i mirë, jo kafshë (video)
Një ditë pas përplasjes me armë zjarri mes forcave RENEA dhe Kostandin Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës kanë mbërritur gazetarët grekë. Në fshat nuk ka forca policore, kurse trupi i të vrarit është akoma në morgun e policisë.
Shumë banorë të këtij fshati nuk duan të flasin për atë që ndodhi, por ka dhe prej tyre që thonë se 35-vjeçari duhej të kapej por jo të vritej, sepse nuk është kafshë.
Banorja 1
:
“Fshatar ishte”.
Pyetje:
“Fshatarëve si iu ishte
dukur
si djalë”?
Banorja 1:
“Shumë i mirë ishte”.
Banorja 2:
“Nuk duhej të vritej, ishte njeri dhe jo kafshë”.
Banori 3
:
“Sdimë gjë ne tjerët. Nuk mund t’ju them asnjë llaf. Do ju lutem shumë largohuni!
Kaçifa ishte prind i një vajze, i divorcuar dhe prej kohësh jetonte në Athinë. Në shtëpinë e tij në Bularat jeton vetëm nëna e tij.
Incidenti nisi paraditen e së dielës pak minuta para se të niste ceremonia e festës greke dhe ndjekja e policisë vazhdoi deri në orën 15:30, kur policia njoftoi për vrasjen e ekstremistit, i cili ka qëlluar disa herë me armë ndaj uniformave blu.
/abcnews.al