Banoret e Korçës të rrezikuar nga ujërat e zeza (11 Shtator 2000)


Banoret e Korçës të rrezikuar nga ujërat e zeza (11 Shtator 2000)

14:19 11/09/2000

Ky është blloku i pallateve të lagjes 15 në Korçë që prej rubinetave të çezmave del ujë me ngjyrë dhe erë. Frika se mos sëmuren i ka detyruar banorët e këtyre pallateve kanë vendosur të mos e përdorin ujin që vjen në rubineta. Ndërkohë që për të pirë, gatuar dhe larë, ata mbushin larg zonës së infektuar.

Ata shprehen se askush nuk po merr masa për të rregulluar problemin. Afro 10 pallate po jetojnë krizën e ujit. Kanë trokitur në dyert e Ujësjellësit dhe deri në prefekturë. Në disa vende jaë zbuluar tubacionet, por defekti ende nuk është gjetur. Drejtuesit e Ujësjellësit deklarojnë se rrjeti i ujësjellësit është shumë i amortizuar dhe shpëtimi për banorët e kësaj zone problematike mbetet ndërtimi i ujësjellësit të ri./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme