Banorët e lagjes “Shën Koll” në Elbasan të shqetësuar nga karrocat dhe plehrat – (9 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dhe telashet s’kanë të sosur. Kjo ndodh në lagjen “Shën Koll” të qytetit të Elbasanit. Banorët e kësaj lagje ndihen të shqetësuar pasi poshtë dritareve të tyre, parkohen dhjetëra makina e karroca, ku drejtuesit e këtyre mjeteve, dalin që në orën 4 të mëngjesit për të kërkuar punë. Përveç zhurmave këtu nuk mungon as ndotja, si edhe bëhet bllokimi i unazës së qytetit.
Çdo ditë këtu hiqen rreth 5 kuintal plehra. Banorët janë ankuar si në bashkinë e kryeqytetit të Elbasanit, ashtu edhe në komisariatin e policisë. Zgjidhja ishte që shoferët dhe karrocierët duhet të sistemoheshin tek parku i mallrave, por pavarësisht kësaj, deri tani askush nuk e ka marrë rrugën për të lëvizur që këtej, duke rritur më tepër tensionin e banorëve të kësaj lagje./tvklan.al