Banorët e Paskuqanit në grevë urie – (3 Janar 2001)


Banorët e Paskuqanit në grevë urie – (3 Janar 2001)

10:25 03/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këta grevistë kanë hyrë sot në ditën e shtatë të grevës së urisë. Ata kërkojnë drita, ujë kanalizime, si dhe shkollë dhe ambulancë për fëmijët e tyre. Gjendja shëndetësore e grevistëve sa vjen dhe përkeqësohet dhe për këtë arsye, njëri prej 13 grevistëve, sot është nxjerrë nga greva dhe është çuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

“Ne e kemi vetëm grevë ekonomike, nuk kemi pikëpamje politike, kemi vetëm kërkesa ekonomike. Ne s’kemi asnjë ngjyrë partiake në këtë drejtim, kemi vetëm kërkesa ekonomike”.

Banorët të thonë se në këtë zonë të komunës së Paskuqanit, ku jetojnë rreth 1500 familje, ka vetëm një transformator, që nuk arrin të përballojë mbingarkesat e rrjetit dhe kështu ka dalë jashtë përdorimit. Problemeve të energjisë, i shtohen dhe përbaltja e rrugëve sidomos në stinën e dimrit, si dhe mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Kjo zonë është populluar këto dhjetë vitet e fundit, por infrastruktura, si dhe problemi i ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike lë shumë për të dëshiruar./tvklan.al






Të ngjashme