Banorët e Qytetit Studenti – (21 Prill 2000)


Banorët e Qytetit Studenti – (21 Prill 2000)

13:36 21/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ndër dhjetera familje që banojnë në Qytetin Studenti në Tiranë do të dëbohen vetëm intelektualët. 65 familjeve u ka ardhur urdhëri të largohen. Urdheri mban vulën e Drejtorisë së këtij qyteti.

Stand up gazetarja e Tv Klan … Jemi para Drejtorisë së Qytetit Studenti për të marrë një informacion mbi godinën 13 dhe banorët që jetojnë aty. Jemi duke pritur por askush nuk na i dha këtë informacion, as vetë drejtori nuk u prononcua për këtë, duke na sorollatur.

Tani gratë e mjekëve dhe pedagogëve nuk dinë se kujt t’i ankohen. Protesta e parë që u paraqitet në këto raste është greva e urisë. Banorët ankohen se qeveria bën diferenca mes intelektualëve dhe njerëzve të thjeshtë se kush do të largohet nga Qyteti Studenti. Banorët e këtij qyteti kërkojnë ndihmë nga shteti pasi nuk kanë ku të shkojnë./tvklan.al






Të ngjashme