Banorët e Vorës dy vjet pa ujë, bashkia nuk merr masa – (13 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është forma më e re dhe e çuditshme, jo për të vjedhur korrentin, por për të marrë hua ujin. Ky është edhe sistemi që kanë zgjedhur banorët e Vorës, bashki më vete, fare pranë kryeqytetit. Banorët thonë, se në disa pallate uji vjen por nuk është i pijshëm. Uji përmban substanca të dëmshme për shëndetin, ndaj një pjesë e tyre detyrohen ta mbushin atë në një çarje të tubacionit kryesor, pranë shinave të trenit.
Disa specialistë thonë, se ky problem për disa pallate të Vorës vjen, pasi depozita nuk funksionon dhe ky ujë që furnizon disa shtëpi vjen nga rrjeti kryesor. Kështu edhe depozitat që janë zgjidhja për të pasur 24 orë ujë, qëllon që të mos mbushen shpesh./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti