Banorët e Vorës në protestë
Kundërshtojnë prishjen e banesave për shkak të ndërtimit të rrugës
Banorët e Vorës kanë protestuar sot kundër ndërtimit të rrugës që shkon paralel me autostradën pasi sipas tyre është i pakonsultuar dhe prek qendrën e qytetit, duke prishur lulishten si dhe 70 objekte.
Ata thonë se nuk do tërhiqen nga kjo protestë dhe i bëjnë thirrje firmës të mos sjellë punëtorët e saj sepse në të kundërt do të ketë përplasje.
Banorët e kundërshtojnë këtë projekt që përveçse prek pallatet e dëmtuar nga tërmeti, prek dhe rreth 70 objekte të tjera, banesa, shërbime që nuk kanë asnjë dëm nga tërmeti. Ndërkohë sipas tyre do të ngrihen pallate që nuk kanë të bëjnë me popullsinë e Vorës.
Klan Plus