Banorët e Zharrëz rifillojnë grevën e urisë
Banorët e fshatit Zharrëz në Fier kanë rifilluar sërish grevën e urisë kundër kompanisë që kërkon e prodhon naftë në zonën e Patoz Marinzës, Bankers Petrolium.
Ata kërkojnë një zgjidhje për lëkundjet që shkaktohen, e për ta cilat akuzojnë kompaninë kineze. Motivi i grevës këtë herë është premtimi i qeverisë se në datën 31 janar do të dilte në konkluzione të cilat do t’i jepnin zgjidhje problemeve që ata kanë me tërmetet prej më shumë se një dekade.
Të kontaktuar nga televizioni Klan, zyrtarë të ministrisë së Energjisë thonë se Komisioni i ngritur për këtë çështje nuk ka dalë në një analizë të saktë se kush e ka fajin për lëkundjet. Qeveria dhe kompania do të marrin një ekspert të huaj, por se cili do të jetë eksperti duhet të vendoset me konsensus mes Bankers dhe shtetit. Instituti i Sizmiologjisë ka vendosur matësat lëvizës, ndërsa aktiviteti i injekitmit të ujit në puse nga kompania kineze vijon të jetë i pezulluar. Sipas Ministrisë së Energjisë tashmë në këtë zonë ka vetëm lëkundje të vogla të cilat nuk ndihen.
Tv Klan