Banorët kundër rikonstruksionit, bllokojnë punimet e kompanisë
Kompania e ndërtimit ka nisur riparimet në këtë bllok pallatesh te Shkëmbi i Kavajës por kjo ndërhyrje kundërshtohet nga banorët.
Ata thonë se rikonstruksioni nuk u jep siguri pasi objekti ka dëmtime të shumta nga tërmeti në strukturë.
Banorët janë të vendosur për ta bllokuar punën që ka nisur kompania e ndërtimit derisa të marrin një ekspertizë të saktë për dëmtimet që ka pësuar objekti nga lëkundjet e Nëntorit të vitit të kaluar.
Klan Plus