Banorët kundërshtojnë Ramën: Qeveria po na ndihmon
Kryetari socialist, Edi Rama ishte sot në zonat e përmbytura, ku dhe ndeshi me kundërshtimin e banorëve sa i përket pretendimit të opozitës që qeveria nuk i është përgjigjur në kohë situatës emergjente.
Në bashkëbisedim me kreun e opozitës, banorët e prekur nga përmbytjet u shprehën se strukturat shtetërore i janë përgjigjur të gjitha nevojave të popullatës.
Rama tha se shtabi i ngritur nga Partia Socialiste në qytetin e Shkodrës po jep kontributin e tij në përballimin e situatës. Ai ka ripërsëritur akuzat e bëra një ditë më parë, sipas të cilave përmbytja nuk erdhi për shkaqe natyrore, por si pasojë e keqqeverisjes.
Tv Klan