Banorët në pritje të ekspertëve
17 familje të një pallati në Tiranë të pasigurt për
banesat
17 familjet në këtë pallat të njësisë nr 4 në Tiranë thonë se jetojnë me frikë që
prej tërmetit të 21 shtatorit.
Sipas akt konstatimit të datës 8 tetor që disponojnë banorët ai rezulton me çarje të mëdha në ndarje dhe në muret mbushëse.
Por banorët janë ende në pritje të Institutit të Ndërtimit për të bërë vlerësimin teknik të rrezikshmërisë që paraqesin dëmtimet në godinë, kontroll që kërkohet edhe në akt konstatimin visual.
Banorët kanë dërguar një tjetër kërkesë për vlerësimin teknik e pallatit të tyre, ndërkohë që një pjesë e familjeve janë larguar pas tërmetit të 26 nëntorit.
Tv Klan