Banorët të alarmuar nga vjedhjet


Banorët të alarmuar nga vjedhjet

23:19 26/06/2018

Në fshatin Rrilë të Lezhës çdo natë grabitësit vjedhin banesa e bagëti. Banorët thonë se situata është e rëndë. Veç denoncimit ata shprehen se kanë dyshime se hajdutët po përkrahen nga punonjës të policisë.

Në policinë e Lezhës thonë se për çdo rast është vepruar në përputhje me ligjin. Por deri tani asnjë person nuk është ndaluar nga efektivët për vjedhjet e denoncuara nga banorët e Rrilës.

Klan Plus






Të ngjashme