Barazon Kukësi, humb kreun e renditjes
Kukësi nuk njeh humbje këtë sezon, por në javën e parë të fazës së fundit ka humbur kreun e renditjes. Vllaznia i mori një pikë të vlefshme Kukësit dhe i bëri një nder partizanit që tashmë pas fitores me luftëtarin kryeson i vetëm Superligën. Skuadra e Ernest Gjokës tentoi që në minutat e para që të shënonte duke shpresuar të gjente të papërgatitur shkodranët, por Armando Cunbgu i kish bërë mirë llogaritë.
Në mesin e pjesës së parë Vllaznia tregoi dëshirën për të marrë më shumë se një pikë. Por edhe të zotët e shtëpisë nuk e pranonin barazimin. Orvatjet nga të dy kampet ishin të pafata dhe të pasakta.
Për Kukësin ky ishte një hap fals që mund t’i kushtojë në luftën për titull, ndërsa për Vllazninë një arsye më shumë për të synuar vendin e katërt.
Me fitoren 2-0 ndaj Korabit Laçi doli nga zona e rënies nga kategoria. Për skuadrën vendase shënuan në minutat e parë Lushkja dhe Gjoni.
Tv Klan