“Barça i trajton keq brazilianët”
Brazilianët kanë patur gjithnjë probleme tek Barcelona. Kjo është deklarata e Ronaldo “Fenomenit”. Ai është një nga lojtarët e pakët që kanë luajtur me Barcelonën dhe Real Madrid dhe nuk urrehen për këtë nga asnjëra nga palët. Pavarësisht respektit që ka për tifozët e Barcelonës ai nuk ka një ndjenjë të mirë sa i përket aventurës së tij katalanase.
“Kam qenë më i lumtur tek Real Madrid, pavarësisht vitit madhështor tek Barcelona. Në fund, historia ime me Barçën ishte shumë ë keqe. Barcelona ka patur gjithnjë probleme me lojtarët brazilianë si me Neymar, Romario, Ronaldinho dhe mua. Ne jemi trajtuar gjithnjë keq nga klubi në fund, pavarësisht impenjimit dhe kontributit”.
Fjalët e fenomenit në një intervistë për median brazilizne Esporte Interativo vijnë si një këmbanë dekurajuese për Philippe Coutinho. Ky i fundit është përfolur gjatë për një kalim nga Liverpool tek Barcelona. Braziliani po kërkohet me ngulm që prej verës së këtij viti nga klubi spanjoll që ka ofruar më shumë se 100 milionë euro por Liverpool ka refuzuar gjithnjë.
Tv Klan