Barcelona afron të tjerë lojtarë
Prezenca e Rei Manaj nuk duket se bind trajnerin e Barcelonës, Quique Setien që ka nisur studimin për prurjen e një lojtari të ri në Katalonjë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ndoqi nga pankina fitoren 2-1 ndaj Getafes, duke shtyrë në këtë mënyrë debutimin e lushnjarit. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Barcelona ka gjetur akordin me Federatën Spanjolle për të transferuar futbollistë dhe pas mbylljes së merkatos.
Emri që preferohet më tepër në ambientet e klubit katalanas është ai i sulmuesit të Getafe, Angel Rodriguez. 32-vjeçari shënoi këtë fundjavë pikërisht ndaj Barcelonës, realizim të cilin preferoi të mos e festojë. Kjo ka krijuar iluzione se mes tij dhe ekipit të drejtuar nga Setien ka një akord verbal që pritet të konkretizohet në orët e ardhshme.
Dëmtimi i Ousmane Dembele dhe Luis Suarez kanë zvogëluar cilësitë në repartin e sulmit të Barcelonës, që me Rodriguez pritet të firmos në formulën e huazimit për pjesën e mbetur të sezonit, me opsion për ta blerë përfundimisht në verë.
Klan Plus