Barcelona më pranë titullit
Barcelona, edhe pse arriti një fitore pa shkëlqim ndaj Sociedad, mori 3 pikë me vlerë, që e afrojnë me titullin kampion. Diferenca me Atletico Madrid mbetet 9 pikë dhe trofeu është më pranë, ku duhen luajtur edhe 5 javë.
Katalanasit mund të sigurojnë matematikisht suksesin në La Liga, që në takimin e radhës. Barça duhet të mundë Alaves dhe më pas të shpresojë në humbje në shtëpi të , në përballjen me Valencia, që ka ende shanse për 1 vend në zonën Champions.
Ky kombinim do t’i jepte titullin 26 kampion në historinë e klubit. Barcelona më pas do të mendonte për turnetë e tjerë, ku mbi të gjitha është Champions League, ku duhet të luajë me Liverpool.
Tv Klan