Barcelona vendos rekord negativ
Katalanasit me sulmin më të keq, nuk ndodhte prej 18 vitesh
Barcelona po vuan në këtë sezon në të gjitha drejtimet. Rezultatet e dobëta duket se kanë edhe shkakun, mungesa e golave. Në shtatë javët e para të kampionatit, skuadra katalanase ka shënuar vetëm 11 gola, një formë që nuk kishte ndodhur në 18 vitet e fundit.
Për herë të fundit për të gjetur statistika kaq të këqija duhet të shkojmë në sezonin 2003-2004 ku kishte shënuar vetëm pesë herë dhe kishte dështuar për të gjetur golin kundër Atletiko Madrid, Valencias dhe Deportivo la Korunës. Për koicidencë edhe asokohe, klubi katalanas kishte si president Huan Laportën, teksa drejtohej po nga një holandez, Frenk Rajkard.
Nën drejtimin e Ronald Kuman, Barcelona ka dobësuar shumë vijën e sulmit, kjo e ndikuar edhe nga largimi i dyshes Lionel Messi, Griezman, të cilët realizuan 43 nga 85 golat e të gjithë skuadrës në sezonin e kaluar. Një penalizmi i madh janë edhe dëmtimet në repartin e avancuar, si Ousmane Dembele, Martin Brathvej dhe Serxho Aguero.
Klan News