Barcelonë /Furgoni futet mes turmës, plagosen disa persona
Një fugon ka hyrë në mes të turmës me njerëz në një zonë turistike të Las Ramblas në Barcelonë.
Policia spanjolle thotë se disa njerëz janë lënduar, por nuk dihet ende numri i saktë i të plagosurve. Autoritetet janë në kërkim të shoferit të automjetit, i cili u arratis menjëherë pas incidentit. Shërbimet e urgjencës kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës. Agjencia e lajmeveReuters
raporton se shërbimet emergjente kanë kërkuar mbylljen e stacioneve lokale të metrosë dhe trenave. Gazeta eEl Pais
tha se shoferi i automjetit kishte ikur në këmbë, pasi kishte plagosur dhjetëra njerëz. Steven Turner, një dëshmitar ka thënë përBBC
-së: “Pashë rreth tre ose katër njerëz të shtrirë në tokë. Ka shumë ambulanca dhe policë të armatosur”.
Arsyet e këtij incidenti janë ende të paqarta dhe policia ka nisur hetimet. /tvklan.al