Bari, sekuestrohet drogë që transportohej nga Shqipëria
Bari, sekuestrohet drogë që transportohej nga Shqipëria
Shpërndaje
23:15 06/05/2014Një autmojet i mbushur me marijuhanë është sekuestruar ditën e sotme në portin e Barit. Sipas autoriteteve italiane makina kishte zbritur nga një traget që vinte nga Shqipëria. Droga ishte e fshehur në gomat e makinës, kroskot dhe panelet anësore.Pas kontrollit të plotë të saj, policia ka gjetur 34 kg marijuhanë të ndarë në 57 pako që arrinin vlerën e 360 mijë eurove.Autoritetet arritën të vënë në pranga shqiptarin që drejtonte automjetin, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.Ndërkohë policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik droge.