Baroni i drogës, hetuesit grekë dorëzojnë dosjen në Hagë: Na mbyllën dyert
Prej më shumë se 1 viti, policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë kryer hetime për organizatën ndërkombëtare të drogës të drejtuar nga baroni shqiptar, Klemend Balili nga Saranda.
Një efektiv i policisë greke tha për gazetën helene Newsit.gr: “Në Evropë të gjithë e dinin për disa prej tyre (anëtarët e bandës) dhe aktivitetet që ata kryenin, por nuk kishin prova për t’i arrestuar. Këto informacione ju dhanë nga policia greke, pas hetimeve që bëri për çmontimin e rrjetit të drogës”. Gazeta shkruan gjithashtu se drejtuesi grek i hetimeve për këtë bandë të drejtuar nga 44-vjeçari shqiptar, do të shkojë gjatë fundjavës në Hagë ku ndodhet selia e Europol, për t’i dorëzuar kolegëve europianë dokumentet e hetimit dhe që, sipas tyre, ata hasën në “dyer të mbyllura” për çmontimin e organizatës së baronit shqiptar./tvklan.al