Basha: Amendamentet e PD, jo kundër negociatave


Basha: Amendamentet e PD, jo kundër negociatave

14:40 08/11/2016

Lulzim Basha përjashton çdo mundësi se amendamentet e depozituara nga demokratët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocimit kishin si qëllim bllokimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Lulzim Basha, kryetar i PD:

Shiheni me sytë tuaj dhe jo me sytë e Ballës. Ne kemi kërkuar ato që janë edhe qëndrim i njohur për BE. Çdo gjë tjetër është manovër për dështimet e Ramës për 5 prioritete lidhur me rekomandimet.

Këtë koment Basha e bëri pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit e Unionit të Ekspertëve Mjedisor Shqiptar, me të cilët ripërsëriti qëndrimin e Partisë Demokratike për mos lejimin e importit të mbetjeve në vend dhe mbajtjen e një referendum.

Për Partine Demokratike qytetarët duhet të lejohen të vendosin vetë, për lejimin ose jo të importit të plehrave./ TV KLAN






Të ngjashme