Basha: Do të zhbëjmë çdo akt koncensioni apo PPP-je nga qeveria në ikje


Basha: Do të zhbëjmë çdo akt koncensioni apo PPP-je nga qeveria në ikje

20:53 29/01/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ripërsëritur edhe njëherë zotimin e tij se do të zhbëjë çdo koncesion, PPP apo zgjatje koncensioni të propozuar nga qeveria në ikje sipas tij.

“Çdo akt koncesioni, PPP apo zgjatje koncesioni i propozuar nga qeveria ne ikje, është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Zotohem para çdo shqiptari se unë dhe qeveria ime nuk do të njohim asnjë akt të tillë dhe do ta zhbëjmë atë”.

Ndër të tjera, Basha thotë se Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, “do tu kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve”./tvklan.al






Të ngjashme