Basha: Duhet të ikë e gjithë qeveria


Basha: Duhet të ikë e gjithë qeveria

15:23 02/09/2016

Ish – Kryeministri Berisha e cilëson dorëheqjen e Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, si orgatje të Kryeministrit Rama për të fshehur vjedhjen e 2.1 miliardë eurove nga buxheti i shtetit.

“Me largimin e Haxhinastos, Edi Rama kërkon të lajë duart si Ponc Pilati, të mbulojë dështimin e tij. Infrastruktura ishte motori i zhvillimit të vendit. Pasi ka shpenzuar 2.1 miliardë dollarë, Edi Rama nuk është në gjendje që t’u tregojë shqiptarëve një vepër të bërë nga ai. Me 2.1 miliardë dollarë është bërë Rruga e Kombit, autostrada Tiranë-Elbasan, ajo drejt Vlorës, Levan-Tepelenë, etj. Me largimin e Haxhinastos Rama nuk mund të mbulojë vjedhjen prej miliardash që ka mbushur xhepat e Edit, Olsit, etj.”

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndryshimin e vërtetë në qeveri e sheh po të largohet Kryeministri, pasi sipas tij, nuk ka shpresë për shqiptarët.

“Ndryshimi i vërtetë do të ishte largimi i Ramës, njeriu që dështoi të përmbushë një premtim të vetëm. Rilindja e tij ishte vetëm një skemë për të vjedhur, një projekt për t’i detyruar shqiptarët të zgjedhin emigracionin. Varka e shpuar e qeverisë nuk është më në gjendje të përballojë detyrat bazë. Ndryshimi i vërtetë do të nisë me largimin e Edi Ramës.”

Tv Klan

 






Të ngjashme