Basha: Jo koalicion qeverisës me Ramën
Për herë të parë që pas nënshkrimit të marrëveshjes së 18 majit me kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, kryetari tanimë i vetëngrirë i demokratëve, Lulzim Basha ka mohuar mundësinë e një koalicioni qeverisës PS-PD. Nga Tropoja ku së bashku me rivalin e tij në garë vijoi fushatën, Basha tha se i vetmi shans për demokratët është përballja për votën e lirë.
“
Betejë e cila nuk mbaron me kaq, marrëveshja e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombëtar, me Edi Rama Kryeministër, prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s’ka asnjë shans lloj bashkëpunimi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes.”
Basha tha gjithashtu për herë të parë se marrëveshjen e 18 mMajit e kishte firmosur nën presionin ndërkombëtar.
Nga Hasi e Kukësi ku vijoi fushatën elektorale Basha tha se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme do të vazhdojë deri në fund. Përpara demokratëve të degës 7 në Tiranë, Lulzim Basha u shpreh se e vetmja forcë politike q ka moralin për t’i prirë kësaj kauze është Partia Demokratike.
Tv Klan