
Basha: Edi Rama më ka kërkuar takim
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” nëse kryeministri Edi Rama i ka kërkuar një takim përpara se të zgjidhej kryeprokurorja e përkohshme, kryetari i opozitës Lulzim Basha e aprovoi, por ai nuk ka pranuar të takohet.
“
Po më ka kërkuar takim, edhe drejtëperdrejt, por ne ndajmë interesa të ndryshme dhe nuk pranova.
Nuk ka asnjë mënyrë se unë apo PD mund të zgjedhë prokuroren e përgjithshme me një pazar me këdo, aq më pak me një njeri interesi i të cilit është të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit, të mbyllë dosjen e Xibrakës, Qazim Sejdinit dhe të mbyllë dosjen e Vangjush Dakos. Ne kemi interes të mbrojmë Kushtetutën, të zgjedhim një prokuror me Vetting.
Kemi interesa të kundërta, të bëhet një orë më pak SPAK, të hetohen ministrat. Nuk kemi asnjë pikë të përbashkët. Rama duke mbrojtur ata mbron interesat e veta”,
u shpreh Basha
.
/tvklan.al