Basha: Evakuimi, i domosdoshëm për sigurimin e jetës


Basha: Evakuimi, i domosdoshëm për sigurimin e jetës

19:54 03/01/2010

Ministri I Brendshëm Lulzim Basha inspektoi zonat e përmbytura në rrethin e Shkodrës. Pasi është njohur nga afër me situtatën dhe me procesin e evakuimit të detyruar të banorëve nga zonat që konsiderohen në rrezik, ai u bëri thirrje banorëve që të bashkëpunojnë me strukturat e pushtetit qendror e lokal.

Kreu i dikasterit të rendit pohoi se evakuimi ka qenë problematik, por bëri të qartë që ai është nje process i domosdoshëm për të siguruar jetën e qytetarëve në këtë situatë emergjence dhe të paparashikueshme.

“Deri me tani evakuimi ka qene problematic ne disa zona pasi banoret duke pare dhe motin mendojne se situate nuk eshte e veshtire .Ne kemi per detyre te bejme evakuimin e plote te zones pas udhezimeve te kryeministrit dhe planit veprues pasi eshte nje mase paraprake.Eshte e domosdoshme te merren masa parapergatitore per tu mos lene ne momentin e fundit.Deshiroj tu bej thirrje banoreve per ti paraprire kesaj situate pasi cdo gje mund te ndryshoje”, tha Basha.

Ministri i Brendshëm Basha siguroi banorët se strukturat shtetërore do të mbeten në dispozicion dhe kanë marrë të gjitha masat për përballimin e kësaj situate.

Në zonat e përmbytura të qarkut të Shkodrës janë ngritur grupe të posaçme të emergjencave civile, si dhe forca ushtarake për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Tv Klan






Të ngjashme