Basha nxit fermerët: Ejani në Tiranë dhe bllokoni kryeministrinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, inkurajoi fermerët të protestojnë para kryeministrisë kundër braktisjes nga qeveria.
Basha po takohet ne Divjake me fermerë, të cilët u shprehen të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve të tyre. Fermerët e Divjakës u shprehen se janë mashtruar në fushatë nga kryeministri Rama. “
Nuk marrim asnjë subvencion as në nafte, as në fara, as në plehra kimike
”- u shprehen fermerët e Divjakës, të cilët thanë se po konkurrohen padrejtësisht nga prodhimet e importit.
Ata i thanë kryetarit Basha se do t’i hedhin në lumë prodhimet e tyre, por kreu i opozitës i nxiti që, në vend të çojnë dëm djersën e tyre, të vijnë në Tiranë, të bllokojnë kryeministrinë. “
Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersen tuaj
”- u tha Basha fermerëve, sipas një njoftimi të zyrës për shtyp të selisë blu. Kryetari i PD shprehu bindjen se një qeveri që është venë në shërbim të një grushti njerëzish të korruptuar dhe të lidhur me krimin, nuk do t’u shërbejë qytetarëve.
Basha tha se me programin e PD për mbështetjen me 150 milionë dollarë në vit, fermerët do t’ia dalin të konkurrojnë me importin, të shesin prodhimet në treg dhe të rimëkëmben ekonomikisht./tvklan.al