Basha: Fillimi i shkollës sjell ankth financiar për të gjithë nxënësit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook shpreh shqetësimin lidhur me vitin e ri shkollor.
Basha thotë se fillimi i shkollës për të gjithë nxënësit në vend nuk do të sjellë një gëzim, por një ankth financiar dhe vështirësi të shumta. Disa ditë pata se të nisë shkolla, Basha kujton se Shqipëria është i vetmit vend në Rajon që librat nuk për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas.
Statusi i plotë:
Në vend që të sjellë gëzim, fillimi i shkollës sjell ankth financiar dhe vështirësi për qindra mijëra nxënës dhe familjarët e tyre që paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme.
Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas, madje që të blesh këto tekste shkollore prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në rradhë për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika.
Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Kjo do të ishte një ndihmë të madhe për familjet shqiptare dhe shkollimin e fëmijëve të tyre.
Një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.
/tvklan.al